Rreth Nesh

PARMED PHARMA LLC u themelua në vitin 2019 si një kompani e kujdesit shëndetësor. Si synim parësor gjithmonë kemi një angazhim të fortë për përzgjedhjen dhe tregtimin e produkteve me përmbajtje natyrore dhe me cilësi shumë të lartë, pasi shëndeti i njeriut ka qenë gjithmonë prioritet dhe përgjegjësia jonë e parë.

Për më shumë se 17 vite experience në udhëheqjen e kompanive të mirënjohura botërore farmaceutike si: Lek Ljubljana, Sandoz, Pliva/Teva, PHOENIX Pharma, SALVUS HR , si synim kemi krijimin e një portfolio produktesh për të ndihmuar ruajtjen e shëndetit, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Si parakusht për arritjen e qëllimeve të larta të biznesit që kemi vendosur, ne kemi krijuar një sistem vlerash për të na udhëhequr - ekspertizën dhe profesionalizmin.

Ne vazhdimisht zhvillojmë dhe miratojmë njohuri dhe aftësi të reja sepse jemi plotësisht të vetëdijshëm se forca jonë qëndron në njohuritë dhe aftësitë tona. Ne zhvillojmë komunikim të hapur dhe punë ekipore cilësore që na drejton.

Suksesi dhe cilësia operacionale e PARMED PHARMA LLC reflektohet në produktet e saj të njohura të integruara nën emrin e kompanise se mirenjohur ORZAX Turkey, si dhe në zhvillimin e llojeve të reja të produkteve dietetike. Duke vazhduar traditën ne vazhdojmë të krijojmë produkte unike, inovative që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Ne u ofrojmë përdoruesve tanë mundësinë për të krijuar njohuritë dhe vetëdijen e tyre për shëndetin dhe në këtë mënyrë të inkurajojnë një mënyrë jetese të përgjegjshme, të vetëdijshme dhe të kujdesëshme për shëndetin e tyre.

Parim M.Devaja, Mpharm,Msc. Founder&CEO